Mesut Ozil është ylli i fundit për të cilin është shfaqur interesim nga Super Liga e Kinës derisa 28-vjeçari vazhdon të ngurroj rreth nënshkrimit të kontratës së re me Arsenalin.
Fituesi i Kampionatit Botëror është kritikuar shumë gjatë javëve të fundit, pas një mori performancash të dobëta për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger, transmeton portali arbresh.info.
Ai aktualisht duke menduar rreth nënshkrimit të kontratës së re me “Topçinjtë”, gjë të cilën e ka në mendje edhe francezi Arsene Wenger.
Ozil, i cili është zbuluar sot (e enjte) që është lojtari i dytë më i famshëm në Kinë pas superyllit të Real Madridit – Cristiano Ronaldo, është gjithashtu shënjestër e klubeve kineze. Skuadra nga Super Liga e Kinës janë duke menduar të ofrojnë para të mëdha për të siguruar shërbimet e mesfushorit gjerman.
Në rast të largimit nga klubi londinez, Ozil mund të dyfishojë pagën e tij prej 300.000 funta në javë që fiton tek Arsenali./arbresh.info
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...