Fëmijët janë dhuratë nga Zoti dhe duhet të trajtohen njësoj, ndërsa kanë nevojë që të punohet me ta 365 ditë në vit, dhe jo vetëm një ditë.
Kështu u tha mes tjerash gjatë një tryeze me temën “ Dialogu ndër – fetar mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” të enjten në Mitrovicë, të organizuar nga OSBE-ja për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, shkruan kp.
Liderët fetarë të rajonit të Mitrovicës, kanë trajtuar për herë të parë përveç çështjeve të ndryshme fetare, edhe të drejtat e fëmijëve si prioritet të shoqërisë.
Ata kanë dhënë shumë shembuj se si komunitetet fetare dhe shoqëria civile mund të punojnë së bashku për bashkëjetesë me njëri-tjetrin, derisa u pajtuan se duhet sa më shumë aktivitete të përbashkëta në të ardhmen për promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare, të institucioneve, shoqëria civile etj
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...