Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba do të mirëpriste përpjekjen sensacionale të Barcelonës për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Isco.
Ish mesfushori i Valencias dhe Malagas dëshiron të largohet nga klubi në ‘Santiago Bernabeu’ këtë verë dhe Jordi Alba, i cili luante së bashku me Iscon në “Mestalla”, ka pranuar se do të mirëpriste transferimin e tij tek “Blaugranët”, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë lojtarët e mirë janë të mirëpritur”, tha fillimisht Alba.
“E vlerësojë shumë Iscon. E njoh atë nga koha kur ishim së bashku në Valencia dhe e di se posedon shumë kualitet. Për gjithçka tjetër, koha do na tregoj”, shtoi mbrojtësi i gjigantit katalunas./arbresh.info

OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren