Deri tani i kemi injoruar, por tanimë është koha që opinioni të dijë se gjyqtarët nuk mund të fshihen pas funksioneve të tyre, duke u thirrur në imunitet dhe liri si dhe gjyqësor të pavarur, për shkak se kemi të bëjmë me një shkelje të procedurës penale, tha prokurorja Katica Janeva, duke kujtuar se shumë vendime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg kanë të bëjnë pikërisht me shkeljen e asaj kornize procedurale, shkruan Deutsche Welle, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja Speciale Publike njoftoi ankesa deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve, por edhe një akuzë penale.
“Tashmë janë përgatitur ankesat deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve, për gjyqtarët të cilët i kanë shkelur procedurat penale në lidhje në pjesën parahetimore dhe dhe procedurën hetimore, por edhe në seancat e planifikuara të lëndeve. Një ankesë të tillë do të ketë edhe për gjykatësen Tatjana Mihajllova, kurse kundër saj të çojmë edhe një procedurë sipas nenit 361 të Kodit Penal, për falsifikim të një dokument zyrtar”, ka deklaruar Janeva për Deutsche Welle.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...