Policia ishte thirrur në një shkollë në qytetin Menden pasi që ishte dhënë alarmi i cili del të jetë i rremë.
Radioja lokale Hellweg kishte njoftuar se nxënësit e shkollës profesionale Hönne-Berufskolleg ishin ngujuar në klasat e tyre, ndërsa një helikopter i policisë ishte parë të sillet mbi shkollë, transmeton arbresh.info.
Nxënësit dhe mësuesit janë evakuuar nga shkolla, ndërsa policia kontrolloi ambientet.
AP raportoi se zëdhënësi i policisë Marcel Dilling tha për N-TV se asnjë sulmues nuk ishte gjetur dhe nuk ishte raportuar për viktima, por se “asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë fazë ”./Arbresh.info




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...