Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dje ka takuar Aleancën për Shqiptarët dhe BDI-në ku ka qenë si mysafir i partive shqiptare duke kërkuar nënshkrimet për marrjen e mandatit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit me Aleancën për Shqiptarët Oliver Spasovski nga LSDM tha se ka qenë takim konstruktiv dhe se janë duke shqyrtuar për një qeverisje më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.
Pas takim me Ali Ahmetin e BDI-së, Zoran Zaev tha se janë tejkaluar dallimet me BDI-në dhe se tani duhet vetëm disa ndryshime që duhet t’i bëjnë ekspertët në lidhje me ligjin për gjuhën shqipe. Gjithashtu Zaev tha se ndryshimet nuk do të tejkalojnë Kushtetutën e Maqedonisë.
Edhe Ali Ahmeti pas takimit me Zaev tha se gjërat janë në duar të ekspertëve që do të plotësojnë ligjin dhe se gjuha shqipe do të jetë zyrtare.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...