Sot janë bërë 15 vjet nga mbyllja e gazetës “Rilindja”.
Ish-kryeredaktori, Behlul Jashari me emocione ka kujtuar momentet e largimit nga Pallati i Rilindjes dhe mbylljen e kësaj gazete.
“Pikërisht para 15 vjetësh, doli numri i fundit i gazetës tradicionale të Kosovës, pasi UNMIK-u na largoi nga Pallati dhe nuk na bëri më pas zgjidhjen e premtuar. Ne e kundërshtuam këtë vendim duke nxjerrë edhe 40 numra të jashtëzakonshëm, protestues edhe duke qenë jashtë Pallatit”.
“Kishim presione të vazhdueshme që të vetëlargohemi, një kohë e kanë ndalur edhe ujin dhe Pallati qelbej derisa më 21 shkurt në ora 16:00 na e ndërprenë edhe energjinë elektrike dhe mbyllen dyert e Pallatit me grila”, ka thënë Jashari në Klan Kosova.
Jashari ka treguar edhe se kur UNMIK-u kishte marrë ndërtesën e Rilindjes për të vendosur institucionet e përkohshme të Kosovës, duke premtuar se do të gjejë një vend të përshtatshëm për vazhdimin e punës së kësaj gazete, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Megjithatë, Jashari ka akoma shpresë.
“Unë shkruaj edhe sot, çdo ditë edhe për gazeta dhe agjenci por me kënaqësinë më të madhe do të shkruaja për Rilindjen”.
“Besoj se Rilindja do të rikthehet, besoj se Agjencia Kosovare e Privatizimit do ta privatizojë gazetën “Rilindja” që është një pasuri e madhe e Kosovës”.
“Çdo zgjidhje është e pranueshme, por është e papranueshme vetëm mbyllja dhe mospublikimi i gazetës “Rilindja””.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...