Sali Berisha: Padia ndaj Serbisë duhet të jetë e koordinuar (VIideo)

21:51 | 20 Shkurt 2017
M. A.

Mediat ruse vizitën e zyrtarit William Walker në Kosovë e kanë vlerësuar si një fillim i padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Sipas gazetës Spuntik, Walker ka dëshmuar për vrasjen masive të civilëve shqiptarë nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe vrasjen e qytetarëve serbë të Kosovës. Kjo gazetë shkruan se padia do të ngrihet nga Shqipëria.

E megjithatë institucionet e Shqipërisë kanë preferuar të heshtin ndaj pretendimeve të gazetës ruse. Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë të pyetur nga Tribuna Channel nuk kanë dhënë përgjigje duke lënë të kuptohet se diçka e tillë mund të ndodhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme