Rreth 300 emigrantë kanë kaluar përmes një rrethoje në territorin spanjoll nga Afrika Veriore, duke mbërritur në tokën e Bashkimit Evropian me duar të gjakosura e me rroba të grisura. Ky lajm vjen vetëm tri ditë pas atij për hyrjen e 500 personave tjerë në të njëjtën mënyrë.
Emigrantët kaluan kufirin në Ceuta, një nga dy territoret spanjolle në Afrikën Veriore, transmeton arbresh.info.
Kur kishin kaluar kufirin shumë nga ata janë parë teksa puthnin tokën dhe thërrisnin “Faleminderit Zot” dhe “Rroftë Spanja”
Policia spanjolle ka bërë të ditur se dyfishi i numrit të personave që kaluan kufirin ishin ndaluar, dhe se emigrantët kishin përdorur prerëse të telave dhe armë të topitura për të hyrë në enklavë.
Përpos 11 emigrantëve të cilët janë dërguar në spitale për trajtim, gjithashtu ndihmë kanë kërkuar edhe dy agjentë të Gardës Civile të cilët janë duke u trajtuar për thyerje.
Numri i emigrantëve që pret për të filluar proceduarat e azil kërkimit ka arritur në 1,400 sipas autoriteteve spanjolle.
Ata tani duhet të presin të transferohen për në Spanjë ku do të merren me procedurat. Nga atje, me shumë gjasa, do të kthehen për në Marok ose në vendin nga kanë ardhur./Arbresh.info
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...