Një refugjat 16-vjeçar nga Siria ka dalur para gjyqit në Gjermani, nën akuzat për planifikimin e një sulmi terrorist në emër të Shtetit Islamik.
Adoleshtenti është arrestuar në një strehë të azilit në qytetin e Këlnit, pasi autoritetet e kanë përshkruar atë si ‘kërcënim serioz’, transmeton portali arbresh.info.
Policia ka deklaruar se në përmes celularit të tij është gjetur një kontakt me jashtë vendit dhe kanë shprehur gatishmërinë për të kryer një sulm. Hetuesit kanë gjetur ‘udhëzime konkrete’ për tentimin e sulmit.
Gjyqi në Gjykatën e Qarkut në Këlnit, do të mbahet me dyer të mbyllura.
Një zëdhënës i gjykatës tha se ai kishte refuzuar t’i përgjigjej akuzave për planifikimin e një sulmi të madh dhe të rrezikshëm.
Adoleshenti dhe familja e tij ishin në mesin e 900,000 emigrantëve dhe refugjatëve të cilët arritën në Gjermani në vitin 2015.
Ai është hetuar nga policia pasi sipas banoreve dhe punëtorëve në qendrën e azilit, ai ishte duke u radikalizuar pasi kishte filluar të shkonte në një xhami lokale.
Gjermania vazhdon të mbetet në gjendje gatishmërie pas sulmit vdekjeprurës që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona./Arbresh.info
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...