Draft ligji për kategorizimin e pagave, i cili disa zyrtarë i privilegjon me paga mbi 3 mijë euro në muaj, ka bërë që të reagoj kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
Ai në një postim në facebook, ka thënë pse në rastin kur rriten pagat zyrtarëve të lartë të Qeverisë nuk reagon Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ndërsa kur është në pyetje pagat e veteranëve ata nuk lejojnë.
Ja postimi i plotë i Qeriqit:
“Sa herë që u diskutojeke, për pensionet e veteranëve të luftës të UÇK-së, këta të FMN-së kërcej shin si knojsit, se bajagi po rrezikohet buxheti shtetit. Ku janë sot këta monetarcat që po heshtin, për ngritjen e pagave të qeveritarëve dhe të deputeteve, ndoshta janë në pushim vjetor, apo mos i ka qu qeveria në Brezovicë, per skijim pak mu relaksu. Ende kemi veteran që nuk e gëzon të drejtën në pensione qeveria në vazhdimësi ankohet se nuk po kemi buxhet të mjaftueshëm për ta, a thua kah i siguroj mjetet për ngritjen e pagave të tyre.Turp!
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...