Është mbajtur pasditen e së mërkurës në Tiranë forumi i biznesit Shqipëri-Serbi, ku figurat më të spikatura kanë qenë kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.
Politikani austriak, Erhard Busek, koordinator i Nismës së Bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, në fjalën e tij ka vlerësuar nismën e ndërmarrë nga dy krerët e qeverive për mundësimin e këtij takimi.
Ai ka theksuar se takimi i sotëm është i rëndësishëm për çuarjen përpara të projekteve të investimeve në infrastrukturën rajonale, për të cilat u ra dakord në konferencën e Berlinit.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij ka falënderuar pjesëmarrësit, si dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë qenë nismëtarë të projekteve rajonale.
Ndër të tjera, ai ka shprehur vullnetin që së bashku me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit të lënë pas të shkuarën problematike, që e bënin rajonin të identifikohej, siç tha ai, një fuçi baruti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...