Fansja serbe e Ramës i thotë Vuçiçit: Ma përqafo Edin (Foto)

20:39 | 27 Maj 2015
Arbresh.info

Edhe kjo ndodh. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një fanse serbe, e cila i ka dhënë një “porosi të veçantë” Aleksandër Vuçiçit.

Ajo, përmes një postimi në Twitter, i ka kërkuar kryeministrit serb që ta përqafojë Ramën.

“Vuçiç jepi kryeministrit Rama përqafime dhe përshëndetje të ngrohta nga ne femrat serbe fanse të tij. Ne mendojmë se ai është shumë ‘hot’, përfundon komenti i serbes për Vuçiç, transmeton shekulli.

Me sa duket përveç “provokimeve”, kryeministri shqiptar ka krijuar edhe fansa pas vizitës së tij në Serbi, të cilët po i transmetojnë mesazhe dashurie përmes profilit në Twitter të kryeministrit serb Aleksander Vuçiç.

187932

Shpërndaje në rrjete sociale