Nëse në Kuvend nuk votohet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, atëherë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme.
Ndonëse zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së, parti këto në pushtet e mohojnë se ka zgjedhje sivjet, të paktën deri më tani, qëndrimet e partnerëve në koalicion mund të ndryshojnë, transmeton RTK.
Elmi Reçica nga PDK thotë për televizionin publik se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që do të ketë zgjedhje, por sipas tij fjalën e fundit do ta thonë kryetarët e partive në koalicion Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.
Edhe deputeti i LDK-së Ismet Beqiri thotë se deri më tani nuk është diskutuar për zgjedhje por që sipas tij gjithçka varet nga situatat që do të krijohen, Beqiri madje tha se LDK është e gatshme që të hyjë në zgjedhje parlamentare.
Më i zëshmi për të shkuar në zgjedhje është deputeti i PDK-së Shukri Buja. Ai ka thënë për RTK-në se është koha që së shpejti të shkohet në zgjedhje dhe ato mos të shkojnë më larg se në maj ose në qershor.
Ndryshe sivjet në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...