Besa e Pejës ka kaluar në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll duke e eliminuar Dritën e Gjilanit me shifrat 3:1, raporton Arbresh.info.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me shifrat 1:1 kurse Besa në minutat shtesë shënoi edhe dy gola për ta arritur kualifikimin. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.
Trajneri i Dritës së Gjilanit ka thënë se në Pejë u zhvillua një ndeshje e mirë. “Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. I përgëzoj futbollistët për angazhimin. Padyshim se Drita e ka ekipin më të përgatitur në ligë. Ne e duam shumë Shqipërinë, nuk kemi nevojë që të shkojmë nëpër Antalia, kur e kemi Shqipërinë. Kam qenë para 20-viteve në Antalia”, ka thënë trajneri karizmatik kosovar, Ismet Muniishi për Supersport Kosova, transmeton Arbresh.info.
Drita do të ‘luftojë’ për mbijetesë në Vala Superligë në këtë edicion. /Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...