Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vizita e kongresmenëve të SHBA-së në Kosovë, tregon kujdesin që ka SHBA-ja ndaj vendit, por edhe rajonit.
Zemaj është shprehur se është detyrë e deputetëve që të avancojnë në punën dhe detyrat që janë në interes për zhvillimin e Kosovës.
Lexoni statusin e tij të plotë në Facebook:
Pas inagurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, Kosovën e nderojnë me një vizite pune dy ditore delegacioni i kongresmeneve me stafin e tyre, për të parë për së afërmi zhvillimet institucionale, progresin dhe sfidat e vendit tone. Kjo tregon për kujdesin që kanë SHBA-të, ndaj Kosovës por edhe rajonit, njëherit është edhe përgjegjësi e jona në avancimin e punëve dhe detyrave në interes të zhvillimit të Kosovës. Nga pritja e organizuar në ambasaden e US në Prishtinë, me kongresmenet Peter Roskam, David E. Price dhe Adrian Smith. 18/02/2017



Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje