Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, është në një vizitë zyrtare në Stokholm të Suedisë, ku është pritur në takime nga zyrtarë të lartë shtetëror.
Në takimin që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom kanë diskutuar për rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin bilateral të të dyja shteteve duke rikonfirmuar sërish mbështetjen e këtij shteti ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.
Duke e falënderuar për kontributin dhe ndihmën që Suedia i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi në shumë forma që kanë ndikuar direkt në konsolidimin e shtetit, ministri Çollaku e ka njoftuar atë me prioritetet e Qeverisë së Kosovës drejt përmbushjes së agjendës evropiane.
Përmbyllja me sukses e dialogut për liberalizimin e vizave si dhe nënshkrimi i MSA-së, ka thënë se janë dy prioritetet në këtë drejtim të cilat Kosova synon t’i realizoj gjatë këtij viti, kështu duke përmbushur vullnetin e qytetarëve dhe tërë klasës politike në vend.
“Kam zhvilluar një takim shumë të rëndësishëm bilateral me ministren Wallstrom me të cilën këmbyem pikëpamje të përbashkëta lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Sa i përket agjendës evropiane të Kosovës, hasa në mbështetje të plotë nga ministrja lidhur me dy proceset kyçe në këtë aspekt që jemi duke kaluar tani, si për nënshkrimin sa më të shpejt të MSA-së dhe natyrisht të përmbylljes sa më të shpejt të procesit të liberalizimit. Qeveria e Suedisë e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe do të jetë një mbështetëse e fuqishme në procesin e integrimit evropian” ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku.
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...