Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë. Në kuadër të qëndrimit atje, Hoxhaj ka takuar homologët e tij nga vende të ndryshme të Evropës.
Ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin janë pajtuar për planin e veprimit për aktivitetet e përbashkëta mes Kosovës dhe Austrisë, i cili përmban në detaje aktivitetet e përbashkëta në politikën e jashtme dhe në fusha tjera të të dy vendeve.
“Ky plan i veprimit vë objektiva të qarta dhe të matshme në aktivitetet tona të përbashkëta me Austrinë”, tha Hoxhaj.
Sipas një komunikate të MPJ-së, Hoxhaj ka zhvilluar takim me Komisionerin Hahn, me të cilin kanë biseduar për agjendën evropiane të Kosovës, MSA-në dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe takim dy palësh është zhvilluar edhe me komisionerin Avramopoulos.
Në kuadër të agjendës së takimeve në Mynih, Hoxhaj ka zhvilluar takime me shumë homologë evropian, si ministrin e Jashtëm të Çekisë, Sllovakisë, ministren e Lihtenshtajnit, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral. Këtë agjendë Hoxhaj do ta vazhdojë gjatë gjithë kohës së qëndrimit atje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...