Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka mbajtur një seancë solemne për nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë.
Seanca solemne në të cilën mungonte kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka filluar me një minutë heshtje për të nderuar të gjitha ata që kanë rënë për liri dhe pavarësi.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal Halim Halimi me këtë rast ka mbajtur një fjalë rasti ku tha se pavarësia e Kosovës është kontribut i popullit shqiptar të Kosovës ndër shekuj. Me këtë rast ai ka përmendur ish-presidentin e ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jashari, Zahir Pajazitin dhe dëshmorët tjerë.
“Dita e pavarësisë së Kosovës, është ditë e përkujtimit për të gjithë ata që në kohë dhe rrethana të ndryshme , sakrifikuan për këtë ditë të çmuar dhe dhanë gjithçka nga vetja e tyre. Sakrifikuan jetën , dijen, pasurin, u burgosën , u dëbuan u persekutuan nëpër burgje , vetëm e vetëm që një ditë në Kosovë të festojmë lirinë dhe pavarësinë. Kjo ditë është 17 Shkurti i vitit 2018. Shpallja e pavarësisë së Kosovës , ishte kurorëzim i rrugëtim dhe një sakrifice të gjatë . I një rrugëtimi , dhembshurie për popullin shqiptar…E gjithë kjo u arrit fal kontributit dhe sakrificës të presidentit të parë historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, i cili krijoi themelin e shtetit të Kosovës. Kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, Zahir Pajazitit e shumë shumë trima të tjerë të lirisë”, tha Halimi.
Festën e Pavarësisë e ka uruar edhe drejtori i Administratës të komunës Muhedin Nushi. Por me këtë rast ai tha se festa është e zbehtë pasi që në Kosovë mungon komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
“Nëntë vjet më parë , Parlamenti i Republikës së Kosovës , vendosi që data 17 Shkurti përgjithmonë të vendoset në kujtesën e kombit shqiptar. Kjo datë konfirmoi aspiratat shekullore të popullit tonë dhe përcaktoi dëshirën e qytetarëve tanë se ata duan të jetojnë në një Kosovë të lirë dhe të pavarur….Le t’i kujtojmë sot të gjithë ata njerëz të guximshëm , burra dhe gra të cilët nuk hezituan për të mbrojtur shtëpinë e tyre dhe atdheun e tyre. Në luftën e cila na u imponua, ata i dhanë Kosovës atë që kishin…Për fat të keq në këtë festë sot na mungon Ramush Haradinaj, ish komandant i zonës operative të Dukagjinit dhe ish kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili mbahet padrejtësisht në shtetin mik të Francës. Na mungon jetësimi i plotë i Republikës”, tha Nushi.
Komuna e Prishtinës për sot ka organizuar një varg aktivitetesh kulturore të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmje.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses