Një vajzë 18-vjeçare nga Illinois humbi tragjikisht jetën, për shkak të konsumimit në sasi të mëdha të alkoolit.
Trupi i pajetë i Erica Buschick, u gjet në dhomën e saj në kampusin e Morris Hall në Universitetin e Miami-t në Ohio, pas një nate duke pirë me miqtë.
Të dhënat mbi këtë ngjarje, që u bënë publike javën e shkuar nga Departamenti i Policisë së Universitetit, zbulojnë se 18-vjeçarja kishte konsumuar sasi të mëdha shampanje dhe vodke me miqtë, ishte rrëzuar disa herë dhe ishte dashur që të shoqërohej nga të tjerët për në dhomën e saj, pasi nuk qëndronte dot në këmbë.
Buschick kishte nisur të pinte alkool që në orën 22:00 të mbrëmjes. Pas festës ajo nuk e kishte lënë me kaq dhe kishte shkuar në një lokal për të vijuar me konsumimin e alkoolit.
Dëshmitarë të shumtë treguan se 18-vjeçarja kishte mbërritur në banesën e saj në gjendje tepër të rëndë.
Fatkeqësisht shoqja e saj e dhomës nuk e kishte kuptuar se ajo duhej dërguar në spital dhe e kishte lënë në karrige, për ta gjetur në mëngjes në të njëjtin vend, pa jetë.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot