Ambasadori i Hollandës në Maqedoni Vauter Plomp, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han, se nuk ka kohë për të humbur lidhur me formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
“Lidhur me ngjarjet e fundit dhe negociatat për formimin e Qeverisë së re, mund vetëm ta përsëris qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han, e ai është se nuk ka kohë për të humbur. Në të njëjtën kohë mund të them se kjo varet vetëm nga partitë dhe se është në duart e politikanëve”, tha ambasadori holandez.
Holanda, tha ai, shpreson që Maqedonia të ketë qeveri e cila tërësisht do t’i përkushtohet reformave.
“Dhe jo vetëm reforma, gjithsesi, një nga punët më të rëndësishme në të cilat qeveria e re duhet të përkushtohet, është përgjegjësia dhe llogaridhënia.
Kur flasim për llogaridhënie kjo do të thotë përkrahje nga të gjithë aktorët, si gjykatat, që të mund PSP-ja ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur”, tha Plomp.
Holanda, përkujtoi ai, është përkrahës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e të gjitha reformave për anëtarësim të vendit në BE.
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë
Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në Malishevë – priten arrest...
Shqipëria zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes
Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring
Vdekja e nxënësit në lumin e Gadimes, policia nis hetimet
Për herë të parë në Shqipëri, lobimi me një ligj