Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se nuk mund të presin votën e deputetëve serbë për të bërë Ushtrinë e Kosovës, ngase janë të vetëdijshëm që deputetët e Listës Serbe nuk do të bëjnë asgjë nëse nuk iu thotë qeveria e Beogradit.
Megjithatë ai ka thënë se transformimi i FSK’së në Forca të Armatosura do të bëhet shumë shpejt.
“Unë jam i bindur se nuk do të jetë larg koha kur do ta formojmë, ose do ta shndërrojmë FSK’në në ushtrinë e Kosovës”, tha Salihaj për Tribuna Channel.
Tha se Serbia do të mundohet por nuk do të mund të ndalojë formimin e ushtrisë
“Jemi plotësisht të bindur se Serbia do të mundohet ta bëjë këtë por nuk besoj se do të arrij ta ndalojë Kosovën që ta ketë ushtrinë e saj”, tha Salihaj.
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...