U fol shumë se Bastian Schweinsteiger në merkaton e verës do të braktisë Bayern Munchen, për t’u transferuar në një skuadër tjetër.
Ofertat për të nuk munguan si nga Anglia, Spanja dhe SHBA, por mesfushori i njohur gjerman pritet të mbetet në Bayern të paktën edhe një vit, deri kur i skadon kontrata aktuale. Mediat në Gjermani kanë raportuar se zëvendëskapiteni nuk do ta braktis Bayernin dhe se bën pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ri.
Kohët e fundit trajneri i Manchester United, Luis Van Gaal më ngulem e kërkoi transferimin e Schweinsteiger në “Old Trafford”. Mesfushori është fitues i Kupës së Botës me kombëtaren e Gjermanisë në “Brazili 2014”.
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...
Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si...
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje