Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta ka treguar se vendi i tij është i gatshëm që ta rishqyrtoj mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Më 2008 Presidenti, qeveria dhe parlamenti e nxorën një deklaratë për mosnjohjen e Kosovës. Por, tash mbas 7 viteve me një president të ri, qeveri të re dhe parlament të ri, unë mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar në aspektin pozitiv, e posaçërisht dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Me Presidentin e ri e Kuvendin e ri do të kemi një diskutim të ri për qëndtrimin tonë”, tha ai për Klan Kosovën.
Se kur do të ndodh kjo saktë, nuk e tha por Ponta e përsëriti deklaratën e tij se ka ndryshime për sa i përket Kosovës.
“Unë vetëm mendoj se ka shumë ndryshime nga viti 2008, dhe krejt këto ndryshime janë bërë për të mirë e jo në aspektin negativ”, tha Ponta.
Ndryshe, Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...