Alkoolizmi (vesi i njerëzve të dhënë pas alkoolit) mund të kthehet edhe në sëmundje. Përdorimi i tepruar i pijeve alkoolike përveç se ju dëmton organizmin, shkakton edhe një sërë problemesh të tjera, duke filluar që në familje, shoqëri, punë etj.
Njerëzit që e konsumojnë shumë alkoolin e kanë të vështirë që të heqin më dorë prej saj. Shkencëtarët shpresojnë që kjo të jetë pjesë e të shkuarës, pasi një trajtim i ri, shumë pak i njohur, mund të ndihmojë që njerëzit ta konsumojnë alkoolin në sasi të moderuar, pe e tepruar me të.
Ky trajtim i ri përdor pilulën e quajtur Naltrexone për të ritrajtuar trurin. Ilaçi, i rekomanduar edhe nga Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor funksionin duke bllokuar receptorët që shkaktojnë prodhimin e endorfinës të lidhur me alkoolin.
Me kalimin e kohës, ajo mund të ndryshojë sjelljet vartëse për mirë dhe ndalon veset e këqija.
Përdoruesit mund të shijojnë akoma birrën, verën apo rakinë e tyre të preferuar, por në sasi të moderuar.
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...
Ulutas vizitë në Bruksel, Shekerinska: NATO e përkushtuar pë...