Me nderimet me të larta, në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, janë varrosur sot 8 kosovarët qe humbën jetën në konfliktin e Kumanovës.
Familjarë, bashkëluftëtare dhe shumë qytetarë nga i gjithë vendi ishin mbledhur për t’iu dhënë lamtumirën e fundit.
Kufomat e të vrarëve janë përcjellë me nderime ushtarake nga bashkëluftëtarët e tyre të veshur me uniformë të UÇK-së.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë edhe krerët e institucioneve qendrore dhe partive politike.
Të rënët Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, dhe Arben Rexhaj, janë 8 nga 9 dëshmorët që u varrosen sot në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Ndërsa, Beg Rizaj, u varros të dielën në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...