Sipas statistikave të Kosovës, nga viti 2009 deri në janar të vitit 2017 rreth 38 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre.
Arsyet për këtë janë kryesisht për shkak të shtetësisë së vendeve të tjera që nuk pranojnë dyshtetësinë, e më shpesh kanë ndodhur për të marrë shtetësinë gjermane apo austriake.Analisti i njohur, Ramush Tahiri, vlerëson se rritja e vazhdueshme e qytetarëve të Kosovës, të cilët dorëzojnë shtetësinë, është për shkak të rrethanave sociale, sepse, siç thotë ai, njerëzit nuk përfitojnë fare nga kjo shtetësi, përcjell albinfo.ch.
Situata e vështirë ekonomike, mungesa e perspektivës në Kosovë dhe mirëqenia që ata marrin në disa vende të Evropës Perëndimore, janë arsyet kryesore që kosovarët të largohen. Të ardhurat mesatare mujore në Kosovë janë 350 euro, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore mesatarja më e ulët është 1500 euro, thonë sociologët.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur