Një ngjarje ç’njerëzore ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një nënë shqiptare ka tentuar të masakrojë djalin e saj vetëm shtatëvjeçar dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e tetë, duke kryer vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar Barriera di Milano, raportojnë mediat lokale, ndërsa saktësojnë se gruaja është shqiptare.
Fëmija u transportua në spitalin pediatrik ” Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar, që duket se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, raporton ANSA, transmeton albeu.
Aktualisht, vogëlushi është në sallën e operacionit. Raportohet se gjendja e tij konsiderohet e rëndë, por jo kërcënuese për jetën. Në banesë, në momentin e tragjedisë ka qenë edhe burri i viktimës dhe djali tjetër.
Policia, që po heton incidentin, ka shoqëruar në komisariat burrin për ta marrë në pyetje. Sipas fqinjëve, burri italian i ka kërkuar të ndahen gruas shqiptare, dhe kjo mund të jetë arsyeja e ngjarjes së rëndë.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend