Në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar (dalje), më 11.02.2017, në ora 13:20 është ndaluar vetura me targa te Sllovenisë, pronë e një firme sllovene, e drejtuar (me autorizim) nga një shtetas i Kosovës.
Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, ku janë përdorur pajisje më të përsosura, në maskën e pasme mbrojtëse është vërejtur diç e dyshimtë. Po ashtu është vërejtur se edhe në brendësi të ulëseve ka qese të dyshuara me lëndë narkotike. Dyshimi shtohet edhe me shumë gjatë kontrollit me Njësinë K9.
Për rastin njoftohet Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e cila bënë bartjen e veturë për në Prishtinë në mënyrë që në ambiente më të përshtatshme të kryhet kontrolli.
Me urdhër të prokurorit dhe Gjykatësit të Procedurës Paraprake është kryer kontrolli i veturës. Në pjesë të ndryshme të saj janë gjetur të fshehura 39 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 12kg e 634 g, të substancës narkotike marihuanë.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari D.M lindur, më 1988, mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës dërgohet në Qendrën e Mbajtjes. Po ashtu konfiskohet substanca narkotike, vetura e përdorur në rast, një telefon celular dhe 350 euro./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...