Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se sistemi presidencial, i cili do të miratohet me ndryshimet kushtetuese, do të forcojë luftën për realizimin e qëllimeve, por njëkohësisht do ta ruajë unitetin e Republikës së Turqisë.
Ai shtoi se sistemi i ri ka një autoritet dhe është e gabuar që disa e krahasojnë me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Jo, ky quhet modeli turk i sistemit presidencial. Ne sjellim një sistem ndryshe, në të cilin presidenti do të ketë partinë aktive të tij”, tha Erdogan gjatë një ceremoni të mbajtur, ku të pranishëm ishin dhjetëra mijëra qytetarë, kryeministri Yildirim, ministra, deputetë dhe pjesëtarë të trupit diplomatik.
Sipas tij, me sistemin e tanishëm qeverisës në Turqi, pushteti i ka duart e lidhura me pranga dhe se populli në referendumin e ardhshëm do të vendosë nëse dëshiron t’ia heqë prangat nga duart.
“Turqia gjendet në një udhëkryq të rëndësishëm për sa u përket ndryshimeve në sistemin qeverisës të shtetit. Para se të vij sot këtu, vendosa nënshkrimin tim në këtë proces të filluar. Populli më 16 prill do të dalë në vendvotime dhe të sjell vendimin e tij”, tha Erdogan.
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...