Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, dhe përfaqësues të disa bizneseve kroate që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, të cilëve iu ka thënë se Kosova ofron sot kushte shumë të favorshme për investime të huaja.
Gjatë takimit, u bisedua për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik si dhe në fusha të tjera ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
Kryeministri Mustafa informoi të pranishmit me reformat shumëdimensionale ekonomike të cilat janë ndërmarrë në Kosovë.
“Kosova ofron sot kushte shumë të favorshme për investime të huaja, duke pas parasysh edhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike, reformat fiskale si dhe resurset e konsiderueshme njerëzore e natyrore që ka Kosova. Prandaj, duhet të rrisim intensitetin e bashkëpunimit ekonomik, për të arritur nivel më të lartë të shkëmbimeve ekonomike”, tha kryeministri.
Mustafa ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Kroacisë, duke përfshirë ndihmën shumë të vlefshme të Kroacisë në rrugën integruese evropiane.
Ambasadorja Marije Kapitanoviq dhe përfaqësuesit e bizneseve kroate, vlerësuan reformat e ndërmarra në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri