Filiz Ahmet, e njohur si Nigar Kalfa në serialin Sulltani i madhërishëm, është aktorja turke e cila që nga mosha 6 vjeçare ishte marrë me aktrim.
Mbështetjen më të madhe ia kishte dhënë i ati duke i thënë “nuk ka role të mëdha dhe të vogla, ka vetëm aktorë të mëdhenj dhe të vegjël” , transmeton revista Kosovarja.
Në lidhje me serialin “Sulltan Sylejmani” ishte shprehur se shpesh kishte pasur sulme të panikut para kamerave, me ç’rast i kishte munduar jashtëzakonisht kameramanët dhe stafin me rolin e saj që siç thotë ajo, nuk ishte fare i lehtë.
“Shpesh jam ndier sikur të isha fare vet në këtë botë dhe se askush nuk më kupton” është shprehur ajo për mediat turke. Ajo është 30 vjeçare dhe vazhdon të jetë e pranishme në ekranet televizive duke luajtur në shumë seriale turke.

Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...