Nënpresidenti Mike Pence dhe kryeministri turk Binali Yildirim janë pajtuar përmes telefonit që të rrisin bashkëpunimin mes dy shteteve, sipas burimeve të kryeministrit.
Gjatë thirrjes, Pence i ka përshkruar marrëdhëniet turko-amerikane si duke hyrë në “ditë të re”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti, transmeton portali arbresh.info.
Lidertë gjithashtu janë pajtuar të rrisin bashkëpunimin dypalësh në baza të aleancës dhe partneritetit, posaçërisht në zonat e ushtrisë, sigurisë dhe kundër-terrorizmit.
Pence gjithashtu i ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ushtarëve turq që u vranë gjatë sulmeve ajrore ruse në rajonin e al-Babit në Siri./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...