Policia holandeze ka deklaruar se ka konfiskuar material për bërjen e një miliardë pilulave ekstazi.
Materiali është sekuestruar në një kamion në kufi me Belgjikës, transmeton portali arbresh.info.
Ngarkesa, që përfshinte 100 bombola e hidrogjenit, 15 ton sodë kaustike dhe 3.000 litra kimikate të tjera, ishte me vlerë të disa qindra mijëra eurove.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se materiali u gjet në fshatin Rilland, në provincën jugore të Zeeland, rreth 80km në jug të Roterdamit.
Policia nuk ka dhënë detaje se prej nga ka ardhur materiali për krijimin e drogës ekstazi dhe nuk kanë deklaruar nëse dikush është arrestuar./Arbresh.info
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin