Jualian Assange gjendet para një pozite të vështirë, sepse nëse në Ekuador zgjedhje presidenciale i fiton lideri i opozitës, atij do t’i jepen vetëm 30 ditë për tu larguar nga ambasada e Ekuadorit në Londër.
Kandidati presidencial ,Guillermo Lasso, ka deklaruar se nëse ai i fiton zgjedhjet, do t’i kërkojë përzemrësisht Julian Assange që të largohet nga vendi ku është strehuar për një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info
Për gazetën britanike The Guardian, ai ka thënë se njerëzit e Ekuadorit kanë paguar barrë të madhe.
Australiani Julian Assange ka jetuar brenda ambasadës për më shumë se katër vjet, duke besuar se ai do të ekstradohet në SHBA nëse largohet për t’u marrë në pyetje në lidhje me aktivitetet e WikiLeaks.
Një anëtar i ekipit ligjor të Assange tha se ‘Ekuadori si shtet ka detyrime vendore dhe ndërkombëtare ligjore për të mbrojtur refugjatët nga persekutimi’ dhe sipas tyre Ekuadori ka treguar guxim të madh.
Themeluesi WikiLeaks këtë javë bëri një thirrje të re në Mbretërinë e Bashkuar dhe autoritetet suedeze për të “rivendosur” lirinë e tij./Arbresh.info
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...