Avionët luftarakë rusë besohet se kanë fluturuar në mes të ishujve Faroe dhe ishujve Shetland, jashtë hapsirës ajrore të Britanisë, por brenda ‘zonës së interest RAF’.
Më pas avionët kanë fluturuar drejt bregut perëndimor të Irlandës para se të niseshin drejt gjirit Biscay, që gjendet në mes të Spanjës dhe Francës, transmeton portali arbresh.info.
Në këtë fazë forcat ushtarake të Spanjes dhe të Francës kanë marrë nën kontroll përgjimin, para se avionët luftarakë rusë të ktheheshin dhe të udhëtonin sërish në hapsirën ajrore të Britanisë së Madhe.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi reaguar shpejtë me avionin Typhoon nga RAF Lossiemouth dhe RAF Coningsby për të parandaluar dy bombarduesit Blackjack, përderisa ata ishin në zonën e interesit të Britanisë së Madhe”, ka thënë një zëdhënës i RAF.
“Në asnjë moment avionët rusë nuk kanë tentuar të hyjnë në hapsirën territorial të Britanisë së Madhe”, ka shtuar ai.
Ky është incidenti i fundit me avionët luftarakë rusë, pasi avionët britanikë ishin përballur me situatë të njejtë edhe dy herë gjatë tetorit të kaluar./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...