Dy vëllezër nga Peshkopia janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kapshticës, pasi akuzohen për vjedhjen me dhunë të një shtetasi.
Në pranga kanë përfunduar Adolf dhe Fisnik Veseli, 22 dhe 24 vjeç, teksa ishin nisur së bashku me 26-vjeçarin nga Gramshi R. K., nga Greqia për të hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, nga Volosi 3 personat kishin udhëtuar me mjetin taksi tip “Mercedes-Benz” dhe drejtuesi i makinës u kishte sugjeruar atyre të përdornin kufirin jeshil, me qëllim shmangien e gjobës në PKK Kapshticë, pasi këta të fundit nuk ishin të pajisur me dokumentacion të rregullt.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe, vëllezërit Veseli i kanë vjedhur me dhunë një sasi parash personit me të cilin po udhëtonin, R. K. Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
“Pas krehjes të zonës dhe falë veprimeve të mirëkoordinuara nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, u bë e mundur konstatimi dhe kapja e tyre në flagrancë, në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim taksistin me inicialet J. D., 28 vjeç, banues në fshatin Dypjak-Peshkopi për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...