Moderatori i emisionit “Zone e Lirë”, Arjan Çani, ka qenë i ftuar në një intervistë me Kelvi Kadillin në Intv. Ai ka folur për tema të ndryshme, dhe sigurisht nuk i ka përjashtuar thashethemet që qarkullojnë së ai merr lekë nga të ftuarit kur shkojnë në emision, dhe po ashtu për marrëdhënien që ka me bashkëshorten.
“Ka shumë njerëz që propozojnë, por kjo nuk ndodh. Këto që thuhen janë budalliqe. Mos të them që ndodh e kundërta… unë i bëj nderë disave, se ka njerëz që nuk e meritojnë të jenë aty”, u shpreh fillimisht Çani.
Më pas moderatori e ka “ngacmuar” Çanin pasi ky i fundit shpesh ka puthur në emision vajzat që ka ftuar.
Ai është shprehur se kurrë nuk e ka tradhtuar bashkëshorten e tij dhe se ajo është mbështetja e tij më e madhe.
Sa i përket pjesës ku ai puthet me vajza të tjera në emision Çani ka theksuar se ka të bëjë vetëm me punën e tij dhe asgjë më shumë, për këtë arsye ajo e kupton.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...