Policia e Kosovës, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike-Prishtinë, të asistuar edhe nga Stacioni Policor Gjilan, me datë 08.02.2017 ka zbatuar urdhëresën e Gjykatësit të Procedurës Paraprake te Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrollimin e tri lokacioneve- dy (2) shtëpi banimi në Gjilan , dhe një (1) në fshatin Malishevë të Gjilanit.
Këto lokacione kanë qenë pronë e të dyshuarve A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981, të cilët janë arrestuar për dyshimin e përfshirjes në veprën penale ,,Fajde”.
Me këtë rast janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil, si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).
Pas zbatimit të kontrollit janë intervistuar tre të dyshuarit të cilëve me urdhër të prokurorit të rastit të PTH-Gjilan ju ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...