Ministri i Financave, Abullah Hoti, tha se emërimi i drejtorit të Përgjitshëm të Doganës, Bahri Berisha është bërë mbi baza meritore.
Hoti tha se Berisha është treguar më i suksesshmi në mesin e kandidatëve që kanë konkurruar për këtë pozitë.
“Besoj që do jetë shembull në emërime tjera”, tha Hoti.
E ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell, tha se procesi i emërimit të drejtorit të ri të Doganës ishte krejtësisht transparent.
Kjo sipas O’Connell duhet të merret si shembull edhe për emërimet e tjera.
“Është emëruar kandidati që ka dalë numër një, me proces transparent, dhe duhet vlerësuar qeverinë për këtë vendim kaq të mire, ky proces duhet të jetë shembull me këtë rast”, tha ambasadori britanik./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...