Një fëmijë 5-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në Francë, ndërsa dyshohet se është vrarë nga nëna dhe njerku.
Njerku i tij 30-vjeçar dhe nëna 22-vjeçare, janë arrestuar mbi dyshimin për vdekjen e fëmijës, transmeton portali arbresh.info.
Policia ka theksuar se dyshohet se fëmija është dëbuar nga shtëpia në mesnatë, pasi prindërit kishin vendosur ta dënonin për shkak se i mituri kishte urinuar në shtrat.
Nëna dhe njerku e kanë pranuar se e kanë ndëshkuar fëmijën e quajtur Yanis, pasi ai ishte gjetur i vdekur 200m larg shtëpisë.
Babai biologjik i djalit i tronditur nga rasti, ka hapur në internet një faqe me emrin ‘Yanis engjëlli ynë’, ku edhe kërkon donacione për varrimin e të birit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...