Nëse jeni punëtor profesional apo udhëheqës i biznesit në Gjermani, mund të fitoni rreth 52 mijë euro pagë mesatare në vit. Por cilat janë vendet ku fitohet më shumë?
Shifrat e hartuara nga vendet e punës Stepstone dhe të botuara nga Statista tregojnë se Hesse është shteti ku punëtorët profesionalë dhe liderët e biznesit mund të fitojnë një shumë të mirë të hollash, transmeton portali arbresh.info.
Në shtetin qëndror gjerman, mesatarja e një punëtori të kualifikuar është rreth 57 mijë euro në vit, pa taksë.
Në anën tjetër të tabeles është Saxony-Anhalt. Në vendin më të dobët ekonomikisht të ish-Gjermanisë Lindore, një punëtor profesional mund të fitojë 37 mijë euro në vit.
Megjithatë, dallimet mes sektorëve janë të mëdha. Me një diplomë të mjeksisë mund të merrni një pagë mesatare prej 79 mijë eurosh në vit.
Shifrat janë bazuar në të dhënat e pagave nga 50.000 profesionistëve dhe liderëve të biznesit në punësim të plotë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...