Sipas një sodazhi të fundit, shumica e evropianëve kërkojnë ndalimin e emigracionit nga vendet me shumicë myslimane.
Rreth 55% e njerëzve të anketuar nga 10 vende evropiane kanë kërkuar që të ndalohet emigracioni për vendet që banohen kryesisht me myslimanë, transmeton portali arbresh.info.
Studimi i kryer nga Chatham House, i kryer para vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende msylimane, ka gjetur se shumica e njerëzve në Evropë duan një vendim të tillë në vendet e tyre.
Vetëm 20% nuk kanë qenë dakord, ndërsa 25% nuk janë përgjigjur.
Ndalimi i emigrantëve nga vendet myslimane është mbështetur 71% nga polakët, 65% në Austri, 53% në Gjermani dhe 51% në Itali.
Në Britaninë e Madhe, 47 për qind e njerëzve e kanë mbështetur një ndalim të tillë.
Por, në asnjërin nga këto më shumë se 32% nuk do të pajtoheshin me këtë vendim.
Shumica e të anketuarve, që kanë mbështetur ndalimin e emigracionit të myslimanëve kanë qenë njerëz të moshuar, përderisa të rinjët kanë theksuar të kundërtën./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...