Kombet e Bashkuara thonë se se 30,000 persona janë kthyer në lagjet që ishin nën kontroll të Shtetit Islamik në qytetin verior të Irakut, Mosul, pas një operacioni të madh për largimin e ISIS-it.
Zyra e KB-ra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se numri i të kthyerve është rritur në mënyrë të vazhdueshmë pasi forcat irakiane e shpallën pjesën lindore të qytetit të çliruar plotësisht, transmeton portali arbresh.info
Pjesa perëndimore e Mosulit, ku vazhdojnë të jetojnë rreth 750 mijë njerëz, vazhdon të kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.
Grupi ekstremist ka marrë nën kontrollë Mosulin në verën e vitit 2014.
Në bazë të të dhënave të OKB-së, rreth 190 mijë njerëz janë zhvendosur që nga ajo kohë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...