Tërmeti në Turqi, kryetari i Ankarasë fajëson gylenistët

15:46 | 7 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kjo nuk është shaka. Kryetari i Ankarasë ka fajësuar gylenistët për tërmetin që goditi veriperëndimin e Turqisë.

“Tërmeti, i cili ka goditur së fundmi provincën veriperëndimore turke të  Çanakalasë mund të jetë shkaktuar nga mbështetësit e Fetullah Gulen”, ka shkruar kryetari i Ankarasë, Melih Gokçek, transmeton portali arbresh.info.

“Ata (gylenistët) janë duke u përpjekur që të godasin Turqinë duke shkaktuar tërmet në afërsi të Stambollit. Disa njerëz mund të tallen me mua, por unë jam i shqetësuar në lidhje me ta. Të gjitha nëndetëset dhe anijet me pajisje të rënda në Marmara dhe Dardaneleve, në afërsi të Stambollit duhet të vihen nën kontrollit”, ka shkruar ai në Tëitter.

Ai shtoi se një anije pranë Çanakalasë ka shkaktuar tërmet dhe ka theksuar se është e nevojshme për të përcaktuar se cila anije ishte dhe se cilit vend i përkiste.

Më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar të hënën pasi Turqia u godit nga një tërmet 5.2 ballësh. Të paktën pesë persona janë plagosur si rezultat i fatkeqësive natyrore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale