Deri në 13 mijë njerëz janë varur fshehurazi në burgun famëkeq në Siri

10:41 | 7 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Deri në 13 mijë njerëz, kundërshtarë të Presidentit Bashar al-Assad janë varur në fshehtësi një nga burgjet më famëkeq në Siri.

Amnesty International thekson se kjo ka ndodhur si pasojë e një politike shfarosëse me urdhër të qeverisë së Sirisë, transmeton portali arbresh.info.

Me mijëra njerëz që mbaheshin në burgun Saydnaya kanë vdekur si pasojë e torturave dhe urisë, ndërsa trupat e tyre janë hedhur në varresa masive në periferi të Damaskut.

Raporti jep të dhënat e masakrave dhe ka akuzuar shtetin për torturat e pashembullta në luftën e Sirisë, duke lënë të vdekur rreth 400 mijë njerëz dhe duke bërë që gati gjysma e popullsisë të zhvendosen.

Besohet  se njerëzit mund të jenë varur në burgun Saydnaya që nga fundi i vitit 2015, citohen të kenë thënë ish-rojet për AI.

Më mesin e të intervistuare janë edhe katër ish-roje nga ndërtesa kryesore, një ‘ndërtesë e kuqe’ në të cilën janë mbajtur të burgosurit civilë dhe ‘ndërsa e bardhë’ në të cilën janë mbajtur ish-anëtarët ushtarakë.

Dëshmitarët kanë pohuar se një ose dy herë në javë janë varur nga 20 deri në 50 njerëz. Ata u varrosën në tokë ushtarak në Nahja, jug të Damaskut, dhe Qatana, një qytet i vogël në perëndim.

Autorja e raportit, Nicolette Ëaldam, tha se vlerësimi i numrit të njerëzve të varur shkon nga një minimum prej 5,000 deri në një maksimum prej 13.000.

“Nuk besojmë që një torturë e tillë ka ndaluar. Ne besojmë që ekzekutimet janë duke ndodhur edhe në vazhdim gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ajo.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi në majin e vitit të kaluar se të paktën 60 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e torturës ose prej kushteve të tmerrshme në burgjet siriane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale