Një ndër pyetjet që është shtruar së fundmi mbi Luftën e 3-të botërore, është se ku do të strehohen njerëzit më të fuqishëm?
Mësohet se njerëzit më të pasur, siç janë udhëheqësi dhe themeluesi i “PayPal”, Peter Tila dhe mbretërit tjerë të Silicon Valley, janë duke blerë parcela të mëdha toke në Zelandën e Re, në mënyrë që të evakuohen atje në rast të ndonjë shpërthimi të Luftës së Tretë Botërore, goditjes së ndonjë asteroidi, sulmeve bërthamore, epidemive me një fjalë në rast të Apokalipsit.
Shumë spekulojnë se ky trend është shkaktuar që nga fitorja e papritur në zgjedhjet presidenciale e Donald Trumpit.
Në janar të këtij viti një numër i madh i të huajve, kryesisht amerikanë dhe australianë, kanë blerë më shumë se 2.250 kilometra katrorë të tokës, që është katër herë hapësirë më e madhe sesa që ishte blerë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Për shkak të lehtësimeve tatimore, amerikanë po blejnë në masë të madhe toka edhe në Kili. Milionerët janë shumë të kujdesshëm sa i përket investimeve, dhe për këtë arsye investojnë paratë në blerjen e Bitcoin për t’u mbrojtur kundër bankrotimit të bankave.
Disa prej manjatëve më të fuqishëm janë duke u përgatitur me kujdes për një jetë të izoluar. Kështu, Marvin Liao, ish-drejtori i Yahoo, ka filluar të ushtrojë shigjetarin dhe i ka siguruar familjes së vet një arsenal të tërë armësh të ftohta.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...