Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi dënimin e gjykatës së shkallës së parë ndaj xhaxhait që abuzoi seksualisht me mbesën 10-vjeçare. Moskontrollimi i instikteve seksuale i ka kushtuar plot 20 vjet nga jeta, 34-vjeçarit Ilir Gjoshi nga fshatrat e Shijakut.
Edhe pse ai ka mohuar, që nga çasti i arrestimit, të ketë abuzuar me të miturën, gjykata i pati çmuar të mjaftueshme provat e sjella nga akuza për ta fajësuar dhe dënuar me 20 vjet burgim. Ankimimi ndaj këtij vendimi nga ana e të dënuarit nuk solli asnjë ndryshim në dënimin e tij, shkrau gsh, transmeton arbresh.info
Gjykata e Apelit Durrës ka mbyllur sot shqyrtimin e vendimit të ankimuar duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Edhe pse i dënuari Gjoshi dhe mbrojtja e tij i kanë qëndruar besnik qëndrimit mohues ndaj veprës penale për të cilën është gjykuar e dënuar. Në fund të tetorit të vitit 2015, mbesa e Ilir Gjoshit denoncoi në policinë e Shijakut xhaxhain e saj, si abuzuesin e saj seksual në shtëpinë e gjyshes, që jetonte me xhaxhain dhe fare pranë banesës së tyre. Denoncimi qe bërë 3 vjet pas faktit të ndodhur dhe shtysë për të ka qenë diskutimi mbi temën e virgjërisë të trajtuar gjatë orës së biologjisë nga mësuesja në shkollën 9-vjeçare të Shijakut, ku mëson e mitura.
Faktet e mësuara në atë orë biologjie e kanë shokuar të miturën. Është ndjerë keq dhe këtë e kanë konstatuar dhe shoqe e mësuese të saj. 13-vjeçarja ka ndarë me mësuesen dhe psikologen e shkollës historinë abuzive të 3 viteve te shkuara, kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe. Denoncimi u shoqërua me arrestimin e xhaxhait të saj, që mohonte akuzat, ndërsa e gjithë familja Gjoshi pësoi një goditje të fortë. Përballë mohimit të Gjoshit, ekspertiza mjeko-ligjore, si dhe provat e tjera të paraqitura nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës patën vërtetuar deflorimin e hershëm të së vajzës, duke çuar në dënimin e xhaxhait të saj me 20 vjet heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur” në mënyrë të përsëritur.
Denoncimi dhe gjykimi
Gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykim që u mbyll në maj të vitit të kaluar, rezultoi se e mitura me banim në Xhafzotaj të Shijakut kur ishte 10 vjeçe, ka shkuar te shtëpia e gjyshes që jetonte me xhaxhain e saj, i cili duke e përkëdhelur i kishte kërkuar që të shkonte te dhoma e tij për të parë televizor. Aty ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe “duke mos ditur se çfarë ishte ky veprim që po bënte, e dëmtuara nuk ka kundërshtuar. Gjatë kohës që ai kryente marrëdhënie seksuale, vajza ka pasur dhimbje dhe i ka kërkuar që të mos vazhdonte më, por ai i ka thënë që të mos bërtiste dhe ka vijuar…” Një javë pas kësaj ngjarjeje, Iliri i ka kërkuar vëllait të tij, që t’a çonte vajzën e tij tek shtëpia pasi nëna e tyre nuk ishte mirë. Me kërkesën e babait vajza ka shkuar për të ndihmuar gjyshen dhe përsëri Ilir Gjoshi ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, dhe këtë veprim e ka kryer dhe një herë tjetër. Gjatë gjykimit, Gjoshi i është nënshtruar dhe një akt ekspertimi psikiatriko-ligjor që ka arritur në përfundimin se ai, nuk vuan nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor.
Dëshmia e mësueses
Në dëshminë e saj, mësuesja e biologjisë ka treguar se kur ka është njoftuar nga mësuesja kujdestare për gjendjen e nxënëses ka shkuar në zyrën e psikologes së shkollës ku ka parë vajzën në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Teksa qante dhe dridhej, ajo u ka treguar se ishte abuzuar seksualisht nga xhaxhai i saj. Më pas ato kanë vendosur që të depozitonin kallëzimin penal përkatës. Në lidhje me këtë nxënëse, mësueset kanë deklaruar se është vajzë e sjellshme, e urtë dhe me aq sa e njohin nuk ka pasur lidhje me ndonjë djalë si në shkollë ashtu edhe jashtë saj.
Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë shoqërore të kësaj vepre penale dhe pasojën e ardhur në dëm të së miturës, e cila ka pësuar tronditje të fortë psikologjike në momentin kur është ndërgjegjësuar për aktin seksual të kryer ndaj saj nga xhaxhai, Gjykata e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie Ilir Gjoshin, vendim ky që u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Durrës.
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas