Një aksident i rëndë i ka marrë jetën e një të riu emigrant shqiptar në Itali.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, aksidenti rrugor i ndodhur në zonën e Carpit, ka rezultuar fatal për 21 vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave italiane, shqiptari po drejtonte një kamion, kur është përplasur nga një BMW e drejtuar nga një 25 vjeçar rumun, shkruan Lapsi.al.
Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident u dërguan në gjendje kritike për jetën në spital, ku shqiptari ndërroi jetë pas disa minutash. Ende mbeten mister rrethanat e këtij aksidenti të fortë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...