Ajo është një aktore mjaft diskrete me një karrierë që shtrihet në 30 vite. Nicole Kidman, 49 vjece, flitet se do të shkruajë një autobiografi për jetën e saj private, për të cilën ajo vetë nuk ka folur shumë.
Sipas Woman’s Day, aktorja e filmit “Lion” mund të fitojë mbi 11 milionë dollarë nga libri nëse botohen kujtimet e supozuara.
Fansat e saj mund të jenë më shumë të interesuar të mësojnë rreth divorcit të Nicole me Tom Cruise në 2001.
“Ende tani, Nicole është e shqetësuar se si gjërat shkuan në një fund të tillë. Por ajo ka punuar përmes terapisë dhe prandaj shpresoj që rrëfimi i kësaj pjese të historisë do të jetë edhe shërimi”, ka thënë një burim për Woman’s Day.
Më herët, Nicole e ka mbajtur sekret eksperiencën e saj me Church of Scientology, kur ka thënë për E! News: “Kam zgjedhur të mos flasë publikisht për Scientology. Kam dy fëmijë që gjithashtu janë pjesë e saj, Connor dhe Isabella, dhe respektoj besimin e tyre”.
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...